Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Zyrtarisht – Arben Taravari i pari i ASH-së

Shkup, 24 dhjetor – Në kongresin e mbajtur sot në Tetovë, Aleanca për Shqiptarët zgjodhi kryetarin e ri që do t’i prijë kësaj partie drejt sukseseve të reja, e ai është i pari Arben Taravari, informon Zhurnal.

Taravari u zotua para delegatëve se do të jetë zëri i të gjithë anëtarëve dhe gjithë qytetarëve.

Ndërkohë largimin e Selës si kryetar i deritanishëm rëndë e përjetoi Elmi Aziri. Ai mbajti fjalim gati 13 minuta e që nuk haroi të përmendë propagandat kundër Selës.

”Këto qëndrime të Ziadin Selës, nga shumëkush edhe nga një pjesë e madhe e shqiptarëve, u quajtën radikale. Mos të flasim për subjektet politike të etnive tjera. Filloi një propagandë e ashpër, e egër ndaj kësaj figure që rrezatonte, që ngjallte shpresë dhe që i bashkoi shqiptarët” – tha Ilmi Aziri.

E Sela doli dhe tha se e mbajti fjalën edhe për premtimin që e tha publikisht kur u largua nga PDSH, se subjektet politike nuk mund të jenë pronë e një individi.

”Kemi thënë që duhet ti dhënë fund privatizimit të veprimtarisë politike sepse partitë politike nuk mund të jenë pronë e një individi. E unë jam sot këtu me krenarinë më të madhe për t’iu thënë se unë i qëndrova fjalës ashtu siç i kam qëndruar edhe shumë fjalëve tjera deri më tani” – tha Ziadin Sela.

Ashtu siç e përcollën Selën, delegatët e Aleancës e pritën Taravarin.

Vetëm dy delegatë ishin të përmbajtur, e njëri kundër kandidatit të vetëm. Taravari fjalimin e parë si Kryetar i këtij subjekti e nisi me modesti.

”Në kohët moderne politikanët premtojnë shumë. Sa më shumë që premtojnë, fatkeqësisht aq më shumë gënjejnë. Unë nuk do të premtoj asnjë gjë. Unë sot zotohem se do të jem zëri, arsyeja, këmbëngulja e secilit nga ju. Unë jam ju!” – tha Arben Taravari, kryetar i ASH-se.

Taravari informoi se mbi 50% e kryesisë do të jenë fytyra të reja. E partia votoi edhe disa ndryshime në statut. Do të ketë edhe Kryetar të Kuvendit qendror, post i cili pritet që ta merr Ziadin Sela.

Sa i përket zërave të fundit për bashkimin e Aleancës në koalicionin qeverisës, Taravari tha se fillimisht duhet të formohen organet partiake e më pas të vendoset nëse vjen ndonjë ofertë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss