Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

ZZHTI: Deri në fund të vitit vijnë investime prej 400 milion eurove dhe 5000 vende të reja pune

Shkup, 13 korrik – Në gjashtë muajt e parë të këtij viti vëllimi i investimeve është rreth 240 milionë euro, janë hapur diç nën 3.000 vende të punës, ndërsa janë realizuar edhe 2,2 milionë euro vlerë e përgjithshme, 18 milionë euro të ardhura për shtetin nga tatimi personal, 91 milionë euro kontribute dhe 18 milionë euro nga TVSH, tha sot drejtori i Drejtorisë së ZZHTI, Jovan Despotovski.

Deri në fund të vitit, informoi Despotovski, priten investime “të rënda” mbi 400 milionë euro të cilat do të hapin mbi 5.000 vende të punës.

Despotovski theksoi edhe se janë në fazën përfundimtare bisedimet për dy investime të reja për të cilat pret që hollësi të bëhen të ditura deri në fund të verës, ndërsa në fillim të javës së ardhshme vjen një delegacion nga një kompani amerikano-tajvaneze me përfaqësues të së cilës tashmë janë bërë bisedime përgatitore.

“Konkurrenca është mjaft serioze. Bëhet fjalë për investim të madh, përmenda diku mbi 250 milionë euro, kështu që do të punojmë deri në fund të vitit, sepse paralajmërimet e kompanisë janë që deri në fund të këtij viti të ketë vendim përfundimtar për atë nëse do të zgjedhet së pari rajoni në raport me Kinën, ndërsa nëse zgjedhet rajoni a do të jetë ajo Maqedonia e Veriut, Serbia ose Kroacia”, theksoi drejtori, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Sipas tij, vitin e kaluar mesatarja e pagave në zona për herë të parë e tejkaloi mesataren nacionale.

“A janë pagat në nivel të kënaqshëm? Qëndrimi im është se nuk janë. Dua dhe pres dhe do të punojmë në atë që të rriten në mënyrë edhe më dinamike. Është mirë ajo që Evropa ka kompani të cilat janë të gatshme të paguajnë edhe 30 për qind pagë më të lartë se ajo mesatare, flasim për pozicion fillestar në vendin e punës me arsim të mesëm, kështu që konsideroj se kemi mundësi me qasje të mençur dhe me zhvillim më tutje jo vetëm te kompanitë ekzistuese të nxisim rritje plotësuese të pagave, por edhe në zonat të sjellim kompani të cilat realisht kanë mundësi për shkak të veprimtarisë të cilën e kryejnë, të paguajnë vlera me të vërtetë të mëdha”, theksoi Despotovski.

Në pyetjen a ka mjaftueshëm fuqi pune për fabrikat në zona, ai u përgjigj duke e konfirmuar, duke shprehur bindje se në ndonjë afat të shkurtë ose të mesëm ende do të mund të përgjigjet në nevojat e kompanive

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.